Rruga që lidh Labinotin Mal dhe disa fshatra të tij me Elbasanin u shemb 2 vjet më parë për shkak të rrëshqitjeve të tokës ndërsa në atë kohë Emergjencat Civile bllokuan lëvizjen për shkak të rrezikshmërisë.

Që nga ajo kohë në këtë urë nuk është vënë dorë ndërsa sipas Bashkisë së Elbasanit, kjo rrugë kaloi në inventar të saj në vitin 2016 në një gjendje pothuajse të shkatërruar.

“Bashkia Elbasan nuk ka mundësi për ndërhyrjet emergjente që kërkon ky aks, prandaj i kërkojmë Autoritetit Rrugor Shqiptar këtë aks në normalitet për lëvizjen e mjeteve në këtë zonë. Ky është aks nacional, pasi lidh Bashkinë e Elbasanit me Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Irland Sina,
Agjencia e Shërbimeve Publike

Bashkia e Elbasanit i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të investojë për ta rikthyer këtë aks në gjendje normale dhe më pas të kalojë në inventar të Bashkisë. Ndërkohë dhjetëra mjete kalojnë këtu çdo ditë pavarësisht se rreziku është i madh, sidomos kur ka reshje

Top Channel