Premier League, Liverpool humb ndaj skuadrës së fundit në renditje

22/01/2018 22:54

Liverpool është mundur nga skuadra e vendit të fundit në renditje në javën e 24 të Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u mposht 1-0 nga Swansea, duke i dhënë fund një serie prej 18 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Mawson ishte golshënuesi i vetëm i takimit, ndërsa në sekondat e fundit “The Reds” mund të kishin barazuar, por goditja me kokë e Firminos u përplas në shtyllë.

Liverpool vazhdon të qëndrojë në vend të katërt të klasifikimit të Premier League, me 47 pikë.

Top Channel