Duket se Rino Gattoso ka gjetur pasardhësin e tij tek Milani, Frank Kessie, të cilin po e përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nuk mund të jetë thjesht një rastësi që numri 79 tek kuqezinjtë nën drejtimin e Gattusos ka filluar të shkëlqejë si në periudhën e tij më të mirë me Atalantën.

Vrapon shumë, e ka tepër cilësi edhe në realizim. Për teknikun kuqezi, futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 8 gola dhe është në rrugën e duhur për të ndihmuar ekipin që të arrijë objektivin.

“Kessie është prototipi i një lojtar me fizik atletik dhe ka nevojë që të mbështetet nga një mënyrë pune që të japë maksimumin gjatë ndeshjes”, lexohet në komentin për shtyp në uebsajtin e klubit kuqezi.

Një thumbim ky ndoshta për ish-trajnerin Montella, pasi nën drejtimin e tij përgatitja atletike ishte vënën nën akuzë nga klubi fillimisht, e më pas edhe nga disa lojtarë.

Top Channel