Kei: Kam pëlqyer gjithmonë femrat

22/01/2018 19:29

Kejda Jahja, e njohur si Kei i Big Brother-it, deklaroi në studion e “Pasdite në Top Channel” se gjithmonë ka pëlqyer femrat.

“Kur ishim të vegjël, vajzat rrinin me shoqet, ndërsa unë rrija me shokët. Mua më kanë pëlqyer gjithmonë femrat”, tha Kei.

Në lidhje me eksperiencën në Big Brother, Kei u shpreh se ka qenë shumë e vështirë në fillim, sidomos për familjarët e saj.

“Brenda vetes e kisha dilemën: të futem apo jo në Big Brother. Ka qenë shumë e vështirë në fillim, sidomos për familjarët e mi, nga opinionet e njerëzve, pasi po futeshin në shtëpi dy femra lesbike. Por, më pas, u zbut ai mendim. Unë mendoj që duke i njohur njerëzit, nuk ka më rëndësi se çfarë preference seksuale kanë. Unë shpresoj që ta kem ndryshuar sadopak mentalitetin shqiptar”, deklaroi Kei.

Top Channel