Zlatan Ibrahimoviç është tejet i njohur dhe i sprovuar sa i përket aftësive teknike të tij, por edhe për karakterin aspak modest. Megjithatë, ai njihet botërisht edhe për pasionin e tij për tatuazhet.

Sulmuesi suedez, aktualisht jashtë fushave të blerta si pasojë e një dëmtimi në gju, ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku tregon kryeveprën e tij të fundit, të cilën e përkufizon si “artin më të mirë ndonjëherë”.

Në të kaluarën, 36-vjeçari kishte mbuluar pjesën më të madhe të shpinës së tij me tatuazhe, ndërsa tashmë duket se ka kompletuar punën e nisur vite më parë, duke mos lënë më vend në kurriz.

Top Channel