Helen Flanagan ekspozon barkun e rrumbullakosur në Dubai

22/01/2018 13:27

Pasi deklaroi se është në pritje të ëmbël në muajin dhjetor, aktorja Helen Flanagan për herë të parë ka ekspozuar barkun e saj të rrumbullakosur me bikini.

27-vjeçarja është fotografuar në plazhet e mrekullueshme të Dubait, dhe pavarësisht se është shtatzane vijon të ruajë linja perfekte fizike.

Për aktoren Helen Flanagan dhe partnerin e saj, futbollistin Scott Sinclair, ky është fëmija i dytë, pas vajzës së tyre të vogël.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel