Ish-presidenti i Milani, Silvio Berlusconi ka shpjeguar se stili i lojës së Milanit, sipas tij, nuk është i suksesshëm, por as edhe i bukur, çka ka bërë që ai të mos i ndjekë më ndeshjet e kuqezinjve.

“Milani? Unë nuk e ndjek më, sepse moduli i lojës është kundër parimeve të mia futbollistike, me të cilat jam bërë edhe presidenti me më shumë tituj në botë. Nuk kanë ndjekur këshillat e mia”, ka deklaruar Silvio Berlusconi.

Por Kavaljeri ka edhe një vërejtje për kampionët në fuqi të Seria A: “Juventus arrin të mbetet në krye, por deri më tani nuk ia ka dalë që të fitojë Champions-in”.

Top Channel