Vret vajzën 15 minuta pasi i publikoi një foto në Facebook

21/01/2018 19:07

Një baba u arrestua për vrasjen e vajzës së tij 8-vjeçare, të cilës vetëm 15 minuta para se ta vriste i publikoi një foto në Facebook me një dedikim dashurie për të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një komunitet të vogël pranë Wallsal në Britaninë e Madhe.

Mylee Billingham u gjet në gjendje të rëndë me plagë thike në trup, ndërkohë që babai i saj, Bill Billingham ishte plagosur po me thikë në stomak.

Për autoritetet britanike ngjarja është ende nën hetim dhe të paqarta rrethanat e saj, por dyshohet se 54-vjeçari pasi ka goditur vogëlushen e tij është përpjekur që të vrasë veten.

FOTO GALERI
1/12
Foto e publikuar në Facebook para se vogëlushja të vritej

Top Channel