Vrasje për pasion, qëllon një vajzë, plumba edhe mbi veten

21/01/2018 15:19

Një 21-vjeçare nga qyteti i Fierit, studente për Drejtësi në kryeqytet, është vrarë me armë zjarri nga një bashkëqytetar i saj 23-vjeçar, në ngjarjen e regjistruar para portës së Fakultetit të Mjekësisë, rreth orës 14:52.

Forca të shumta policie dhe një grup hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, e nga verifikimet paraprake është mësuar se autori Aldosen Belulaj, pasi ka qëlluar me pistoletë shtetasen A.M., e cila ka ndërruar jetë në spital, ka qëlluar edhe veten, duke përfunduar në Reanimacion në gjendje të rëndë për jetën.

Siç bën të ditur policia, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar.

Hetuesit në vendngjarje kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel