Lëvizja Vetëvendosje lajmëroi se u mbyllën qendrat e votimit në të gjithë Kosovën, si pjesë e zgjedhjeve partiake për të vendosur se cili do të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.

Gara, nëse mund të quhet e tillë me vetëm një kandidat, është zhvilluar pa asnjë problem, sipas burimeve të kësaj partie.

Albin Kurti ishte kandidati i vetëm për kreun e partisë, njësoj si 3 vite më parë, kur kjo forcë votoi duke zgjedhur Visar Ymerin.

Pavarësisht thirrjeve të vet Kurtit, ata që dhanë dorëheqjen nga pozitat brenda partisë, si ish-kryetari Visar Ymeri, nuk morën pjesë në votim.

Ndërsa Vetëvendosje zgjedh kreun e ri, duket se ndasitë brenda partisë janë ende shumë të mëdha dhe figurat e saj kryesore po mendojnë hapur që të vazhdojnë rrugën politike të ndarë nga lëvizja që i bashkoi.

Top Channel