Barcelona “vret” kampionatin, Betis shkatërrohet për 10 minuta

21/01/2018 22:50

Gara për titullin në Spanjë është thuajse e mbyllur. Barcelona bën detyrën dhe thellon sërish diferencën me ndjekësin më të afërt.

Betis rezistoi 45 minutat e para përballë katalanasve, por në të dytën nuk arriti që të përballonte furinë e Messi & Co.

Rakitiç hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 59. Pesë minuta më vonë, Messi dyfishoi rezultatin.

Rrjedhën e takimit e vulosi Suarez në minutën e 69. Në të 80-n, Messi shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonën, ndërsa Suarez e pason me golin e dytë personal të shënuar në minutat e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Barcelona shkëputet në 11 pikë nga Atletico e Madridit që mban vendin e dytë.

Top Channel