“Të shpallet Dielli në kërkim”

20/01/2018 13:56

Rrezet e diellit janë me kursim në një pjesë të madhe të Evropës veri perëndimore, të mbështjellë nga retë e dendura që vijnë nga një sistem presioni të ulët që ka filluar që nga nëntori dhe duket se nuk ka fund, duke e bërë këtë një nga dimrat më të zymtë që kur regjistrimi i të dhënave ka filluar.

Nëse jeton në Bruksel, 10 orë dhe 31 minuta ka qenë racioni i diellit për të gjithë muajin dhjetor. Ndërsa banorët e Lilës, në Francë, kanë përjetuar vetëm dy orë e 42 minuta diell në gjysmën e parë të janarit.

“Të bien kambanat e alarmit dhe të shpallet dielli në kërkim”, shkruhej në faqen kryesore të një gazete rajonale franceze, La Voix dy nord. “Një yll është rrëmbyer. Nuk kemi asnjë shenjë jete nga dielli”. Instituti mbretëror meteorologjik në belgjikë e ka shpallur dhjetorin 2017, muajin e dytë më të errët që nga 1887, kur ai ka filluar regjistrimin e të dhënave, pasi vetëm 10.5 orë diell u regjistruan në stacionet e tij meteorologjike muajin e kaluar, sasi kjo që lihet pas vetëm nga 9.3 orët e regjistruara në 1934.

Rajoni verior Hauts de france, kishte një performancë më të mirë me 26 orë rreze dielli në dhjetor, por dukshëm shumë më pak nga normalja prej 48 orësh. Sidoqoftë, qyteti i Lilës me vetëm 2.7 orë diell nga 1 deri më 13 janari, e ul akoma më shumë mesataren.

Ekspertët e shëndetit thonë se mungesa e rrezeve të diellit mund të cojë në depresion sezonal, simptomat e të cilit përfshijnë mungesën e energjisë, një dëshirë të shtuar për të fjetur dhe nevojën për të konsumuar sasi më të mëdha sheqeri dhe yndyrnash. Sidoqoftë, banorët e evropës veri perëndimore mund ta quajnë veten me fat pasi moska, regjistroi vetëm gjashtë minuta të vetme rreze dielli gjatë gjithë dhjetorit, duke thyer rekordin prej tre orësh të regjistruar në vitin 2000.

 

Top Channel