Tajlandë, kapet kreu i kontrabandës së kafshëve të mbrojtura

20/01/2018 10:55

Policia tajlandeze ka vënë në pranga një person që mendohet se është koka e tregtisë së zezë të kafshëve të egra.

Boonchai Bach, një 40-vjeçar me origjinë vietnameze, është arrestuar në një qytet në kufi me Laosin.

Ai do të përballet me një dënim prej 4 vitesh në burg, për kontrabandë të kafshëve të mrbojtura, si brirët e rinocerontetit dhe fildishin e elefantit.

Trafikimi i armëve është një treg i zi fitimprurës. Policia thotë se i dyshuari ishte “udhëheqës” i një bande kontrabande, që vepronte prej dekadash.

Top Channel