Ngec Atletico, shans i artë për Barcelonën

20/01/2018 20:28

Pas Kupës së Mbretit, Atletico Madrid gabon edhe në kampionat.

Skuadra e Diego Pablo Simeones u ndal nga Girona me barazimin 1-1 në ndeshjen e javës së 20 Ligës spanjolle duke i dhënë shansin Barcelonës që të tentojë rritjen e diferencës me te në sfidën që do të luajë në Sevilla ndaj Real Betis.

Atletico Madrid kaloi në avantazh me anë të Antoinne Griezman në minutën e 34, por në pjesën e dytë Portu i shtangu të gjithë në Wanda Metropolitana teksa shënoi golin e barazimit për Gironën.

Top Channel