Mëngjesin e sotëm, në faqen e tij në Facebook, kryeminstri Edi Rama postoi një video me mësuesen mirditore që vuan nga kanceri, ku tregon historinë e bashkëqeverisjes me qytetarët.

Por për nënkryetarin e LSI-së Luan Rama kjo është një pazarpropagandë me jetën e qytetarëve.

Ai ka reaguar në një postim në Facebook, ku shkruan se “për t’u shëruar nga sëmundja, duhet t’i thuash kryeministrit; për të ardhur ilaçi, duhet t’i thuash kryeministrit; që ta marrësh ilaçin; duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta japin ilaçin në QSUT, duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta bëjnë ilaçin, duhet të shkosh me kryeministrin!”. Për numrin dy të LSI-së ky është morali i fabulës së pazarpropagandës së kryeministrit.

“Ndërsa, mijëra e mijëra të sëmurë që nuk mund ta takojnë dot kryeministrin që të shkojnë me të në spital, le të kënaqen me pazarpropagandën e tij!…”, vijon Rama.

Top Channel