Indinjohen peshëngritesit: Duam zgjedhje të parakohshme

20/01/2018 14:41

Skandali i radhës i dopingut në sportin e peshëngritjes që u shoqërua edhe me dorëheqjen e presidentit të Federatës Elez Gjoza, ka indinjuar trajnerët dhe peshëngritësit e tjerë të vendit tone, të cilët nëpërmjet një dalje për median kanë kërkuar mbajtjen e menjëhershme të zgjedhjeve të parakohshme në këtë institucion.

Trajneri Hektor Shaqiri ka folur ashpër pikërisht për njerëzit që kanë drejtuar sportin e peshëngritjes në vitet e fundit: “Më vjen turp që FSHP është drejtuar nga njerëz që kanë pasur interesa personale. Duam që të mbahen zgjedhjet për të kthyer peshëngritjen në vendin që i takon. Jam ende krenar që merrem me këtë sport”, u shprej Shaqiri që prej vitesh ka dretjuar ekipin kombëtar.

Zërit të trajnerit Shaqiri i’u bashkua edhe Daniel Godelli, që në kampionatin e fundit botëror nuk ishte pjesë e skuadrës, për shkak të mospajisjes me vizë amerikane. “Është koha që të jemi ne peshëngritësit dhe trajneret që të vendosim. Të largohen menjëherë Gudar Beqiraj dhe të tjerët që drejtojnë federatën”.

Përpara disa ditësh Romela Begaj rezultoi pozitive me substancën stanozolol, pas Botërorit të zhvilluar në SHBA, hera e dytë për të pas asaj të vitit 2014 në Botërorin e Kazakistanit.

Top Channel