Ditën kur në Korçë niste raundi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke, në Dragot të Tepelenës niste nga puna montimi i kampit për operacionin e kërkimit, gjetjes dhe rivarrimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke dhe është duke përgatitur infrastrukturën teknike në fushën e Dragotit në Tepelenë.

Varrezat ishin një nga pikat e diskutuara dhe të dakordësuara në takimin e Kretës mes dy ministrave. Tre kabina kanë mbërritur në terren si financim i palës greke dhe janë duke u montuar nga një ekip i bashkisë së Tepelenës. Kabinat do të jenë mjedisi i punës për 6 ekspertë të palës greke, 6 të palës shqiptare dhe njëra do të shërbejë për anën teknike të operacionit.

Zona po kufizohet nga grupi i punës për të shënjuar edhe territorin ku pritet të fillojnë gërmimet të hënën. Sipas marrëveshjes javën e ardhshme pritet që të gërmohet për rreth 80 varre të të rënëve greke në këtë luginë buzë Vjosës.

Top Channel