Basket, 13 vjeçarja habit botën, 70 pikë në ndeshje

20/01/2018 15:19

Jaden Newman është ylli i ri i basketbollit të femrave në botë. Është vetëm 13 vjeç, por talenti i saj ka marrë famë në të gjithë botën, kur ishte vetëm 9 vjeç.

Jaden Newman ose siç e thërrasin ndryshe ‘Baby Jordan’, ka arritur deri aty sa të fitojë ndaj yllit të Golden State Warriors, Stephen Curry  në një sfidë gjuajtjesh, duke bërë historinë.

Por adoleshentja 13 vjeçare nuk ndalet këtu dhe shënon një rekord të ri, përsa i përket basketbollit të kësaj grupmoshe. Në ndeshjen me të fundit të saj, Jaden Newman mundi të shënojë plot 70 pikë, nga të cilat 51 nga distanca e 3 pikëve. Në total, Jaden pati 24 tentativa në gjuajtjet për 3 pikë, duke u treguar e saktë në 17 prej tyre.

Top Channel