United i mbyll derën Cristianos

19/01/2018 10:26

Manchester United do të afrojë në skuadër në orët e ardhshme kilianin Alexis Sanchez, duke e shkëmbyer kokë për kokë me Henrik Mkhitaryan.

Duke qenë se nuk shpenzoi para’ për ta blerë, United do të investojë shumë në pagën e lojtarit, që mendohet se do të jetë rreth 16 milionë euro në sezon.

Alexis do të ndikojë direkt te Reali i Madridit, pasi i mbyll derën automatikisht transferimit të Cristiano Ronaldos te “Djajtë e Kuq”. Sipas mediave angleze, Jose Mourinho nuk ka aspak ndërmend që të blejë sulmuesin portugez 5 herë fitues të Topit të Artë.

Në merkaton e verës thuhet se Mourinho do të shpenzojë për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën, pasi sulmin e ka të plotësuar me Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard.

Top Channel