Të gjithë e duan Meghan Markle!

19/01/2018 09:59

Meghan Markle, e fejuara e Princ Harry, tashmë është kthyer në një nga personat më të dashur në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë një vizite në Wales çifti është pritur nga mijëra njerëz të cilët kishin kureshtje për ti parë nga afër.

Meghan u shpreh se ndihej e nderuar për të gjithë dashurinë që njërëzit i kanë falur.

E fejuara e Princ Hayy mori dhe dhuroi vlerësime, përqafime dhe shumë dashuri nga fëmijët të cilët ishin mbledhur për të pritur vizitën e çiftit.

Gjatë vizitës së tyre në Wales, çifti shkoi në kishë si dhe zhvilloi disa aktivitete argëtuese me fëmijët.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel