Pas publikimit të këngës “For You”, në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tashmë ka publikuar këngën e saj të re “Proud”.

Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja në rrjetin social Istagram, ku ka postuar një pjesë të këngës, krah së cilës shkruan: “Më në fund u publikua. Jam shumë krenare tju prezantoj me këngën time të re Proud”.

Ashtu si këngët e saj të mëparshme, edhe kënga më e re e këngëtares shqiptare pritet të renditet në krye të top listave jo vetëm atyre në Britaninë e Madhe por në të gjithë botën.

Top Channel