Polenta zakonisht është gatuar në tenxhere bakri dhe është përzier me shkop druri për rreth 1 orë. Por në ditët e sotme, falë teknikave të reja të gatimit mund të përgatitet për disa minuta. Ndiqni receten e radhes:

Përbërësit për këtë recetë:
Ravioli me spinaq të mbushura me pulë
1 kërpudha
1 fileto pule
Vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja:
Presim në copa fileton e pulës dhe e kalojmë në tigan ku më parë kemi shtuar vaj ulliri dhe trumës për të aromatizuar vajin. Shtojmë kripë dhe piper. Kërpudhat e pastruara i presim në copa katrore dhe i hedhim në tigan. Hedhim ujë në mënyrë që të krijojmë salcën për raviolin.

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të ngrohtë shtojmë raviolit për disa minuta.

Ndërkohë polentën e përgatitur sipas instruksioneve të ambalazhit e hedhim një tigan me pak ujë për ta bërë më të lëngshme.

Kullojmë raviolit dhe i shtojmë tek salca e pulës dhe kërpudhës, për më shumë shije hedhim edhe pak gjalpë e djathë grana.

Për ta servirur, polentën e përhapim në pjatë me krehër kuzhine, mbi të shtojmë raviolin dhe salcën, e dekorojmë me trumzë të freskët dhe djathë të grirë grana. Si përbërës të fundit hedhim pak vaj ulliri të aromatizuar me borzilok.

 

Top Channel