Operacion antidrogë shqiptaro-italian, sekuestrohen në Leçe 217 kg marijuanë

19/01/2018 10:11

Operacioni i përbashkët i policisë së Shtetit dhe asaj Italiane ka sekuestruar plot 217 kg marijuanë në zonën e Leçes, teksa janë arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.

Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali, policisë italianë u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale B. K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç, të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.

Janë në vijim veprimtaritë policore dhe hetimore për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali.

Top Channel