Këshilli i Rregullores ka hequr nga rendi i ditës ndryshimet në rregullore të propozuara nga Partia Socialiste. Kjo është bërë me kërkesë të Partisë Demokratike.

Eduart Halimi i PD-së, tha se nuk është në kalendarin e Kuvendit dhe sipas rregullores nuk mund të futet në komisione pa u futur në kalendarin tre javor.

“Nuk është në kalendarin e Kuvendit. Dhe rregullorja thotë që s’mund të futet në punën e komisioneve pa u fut në kalendarin 3-javor”, tha Halimi.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se sot Këshilli i Rregullores nuk merr vendim, por thjesht njihet me propozimet, prezantohet nisma, përcaktohet relatorët që në mbledhjet e ardhshme.

“Unë e konsideroj të drejtë kërkesën, të hiqet nga rendi i ditës. Të plotësohen dy javë. Sigurisht jemi vonë, por kur pritem dy vjet të presim dy javë. Të mos përdoret politikisht”, tha Ruçi.

Top Channel