Milan, Gattuso: Jemi të fortë edhe pa merkato

19/01/2018 11:26

Milani ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të bëjë asnjë blerje në merkaton e janarit dhe me këtë gjë është dakord edhe trajneri Gennaro Gattuso.

Trajneri tha se nuk i ka të nevojshme përforcimet: “Zgjedhja për të mos bërë merkato në janar bazohet në besimin që kemi të gjithë te këta lojtarë”.

“Djemtë kanë punuar mirë gjatë pushimeve dhe po punojnë mirë në Milanello. Nga ky vit unë pres dëshirë dhe pasion për të dhënë diçka më shumë. E kemi mundësinë për të bërë më shumë, sidomos nëse individualisht përmirësohemi”, shtoi Gattuso.

Top Channel