Kërcënohet me vdekje këngëtarja e famshme

19/01/2018 11:43

Kemi dëgjuar shpesh raste kur një fans “fiksohet” pas një këngëtari apo aktori të preferuar, duke u kthyer kështu në një person të rrezikshëm.

Një rast i tillë i ka ndodhur Taylor Swift, e cila për disa muaj me rradhë ka marrë mesazhe kërcënuese nga një fans i saj, i cili e kërcënonte me jetë.

Por nuk është mjaftuar me kaq Andrew Hoover, 40-vjeçari i cili persekutonte Taylor, pasi ai ka kërcënuar se do të vriste edhe familjen e saj.

Letrat e mbushura me kërcënime për këngëtaren kanë bërë që autoritetet përkatëse të Los Angeles të nisin hetimet mbi Andrew Hoover për të parë nëse ai ka probleme psikologjike.

Gjithçka ka ndodhur pasi 40-vjeçari në vitin 2016 nuk ka arritur të futet në një koncert të Taylor.

Top Channel