Rama: Në qershor bashkohet ALUIZNI me Hipotekat

18/01/2018 15:34

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se në qershor finalizohet projekti për bashkimin në një institucion të vetëm të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë. 

“Ne kemi nisur reformën rrënjësore të sistemit të titujve të pronësisë dhe kemi besim të plotë që deri në qershor ne do të kemi formësuar agjencinë kombëtare të titujve të pronësisë, që do të thotë bashkim i këtyre dy institucioneve, shërbim i unifikuar për qytetarët, për t’i dhënë fund njëherë e mirë ping-pongut të tmerrshëm, që ALUIZNI ta jep dhe Hipoteka s’ta njeh. Çdo kthim pas i dosjes së certifikuar dhe vulosur nga ALUIZNI do të jetë letër dorëheqejeje e drejtorit të Hipotekës, kështu do të konsiderohet”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Top Channel