“Zoti i dha Messit një këmbë magjike dhe një fytyrë…”

17/01/2018 14:22

Joaquin Sanchez, mesfushori i Betisit, e konsideroi Leo Messin si lojtarin më të mirë në botë, por nuk harroi edhe të bënte shaka me pamjen e jashtme të yllit argjentinas.

“Nuk ka debat fare. Messi është më i miri. Kemi pasur fatin ta shikojmë dhe të përballemi me të në fushë. Do të kalojnë shumë vite derisa të shikojmë një futbollist të ngjashëm me të”, tha Joaquin për një emision radiofonik spanjoll.

Por, në momentin kur trajneri i Betisit shtoi se Messi është edhe i bukur, Joaquin shfaqi humorin e tij për të cilin njihet në Spanjë.

“Jo, jo, i bukur jo. Zoti i ka thënë “po të jap këtë këmbë magjike, por edhe një fytyrë mos o Zot”, deklaroi Joaquin.

Top Channel