Si një nga institucionet më të rëndësishme të studimeve albanologjike në vend, Fakulteti i Historise dhe Filologjisë do të organizojë një debat shkencor për figurën dhe epokën e Skënderbeut.

“Ky debat shkencor do të synojë shkëputjen nga paradigma e vjetër dhe e studimeve për figurën e Skënderbeut, sjelljen e kendvështrimeve origjinale studimore në pasurimin e dijes për Skënderbeun dhe kohën e tij. Konferenca do të jetë ndërkombëtare dhe synon të bëjë pjesë të një debati shkencor autoritete ndërkombëtare dhe kombëtare të fushave të ndryshme që e kanë si objekt studimi epokën dhe personalitetin e Skënderbeut. Aktet e kësaj konference do të bëhen të njohura kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht përmes botimit në dy gjuhë, shqip dhe anglisht”, thotë Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi.

Rikthimi i vëmendjes së shqiptarëve tek miti i skënderbeut është vetëm një nga synimet e konferencës ndërkombëtare që do të mbahet në tiranë në datat 15 dhe 16 nëntor. Drejtuesi i Filologjikut thotë se në vitin Mbarëkombëtar të Skenderbeut, më i rëndësishëm është përçimi i mesazhit të tij.

“Një vend i vogël, jo domosdoshmërisht është i parendësishëm për gjeopolitikën dhe zhvillimin botëror. Është mirë që ky dimenson i tij të zbulohet para shqiptarëve dhe të tjerëve në përmasat e tij reale, pasi do të ishte një terapi e mirë për të shëruar inferioritetin e padrejtë të shqiptarëve”, deklaroi dekani Laçi.

Top Channel