Trajner në “The Voice Kids”, Aleksandër Gjoka: Hezitova, prekem lehtë

17/01/2018 22:22

I ftuar në “Top Show Magazine”, një nga trajnerët e “The Voice Kids”, kantuatori Aleksandër Gjoka ka treguar se ka hezituar fillimisht për të qenë pjesë e këtij spektakli, pasi siç tregon ai vetë ka një natyrë të ndjeshme.

“Me veten time kam hezituar kur mu propozua, sepse është shumë e vështirë. Është ndryshe kur je me të rritur dhe ndryshe kur je me fëmijë, sepse janë shumë sensibël dhe unë prekem”, u shpreh kantautori Aleksandër Gjoka.

Por për çdo vendim që do të marrë, pozitiv apo negativ për fëmijët Aleksandër Gjoka do ta ndajë përgjegjësinë me nipin e tij, Renis Gjoka, vota e të cilëve do të llogaritet si një e vetme.

“Në të shumicën e rasteve jemi në të njëjtin mendim”, thotë Renis Gjoka duke shtuar se ka disa zëra “rroku” nga fëmijët që kanë ardhur në audicione.

Top Channel