Rally Dakar-etapa 10, fitojnë Walkner e Peterhansel

17/01/2018 13:21

Pas një dite pushimi të detyruar për shkak të kushteve të motit në Bolivi, pilotët e Rally Dakar iu kthyen garimit me etapën e 10, La Salta-Belen.

Në kategorinë e motorëve, fitorja e kësaj etape i shkoi austriakut Matthias Walkner me kohën 4 orë 52 minuta e 26 sekonda. Menjëherë pas tij në vendin e dytë u rendit Quintanilla me 11 minuta e 35 sekonda më shumë se Walkner, ndëra në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Farres Guell. Për t’u theksuar është se një pjesë e mirë e pilotëve pretendentë në këtë kategori, mes të cilëve dhe lideri Van Beveren gabuan me navigimin në këtë etapë, duke humbur kohe.

Nga kjo përfitoi Walkner i cili mori kryesimin në renditjen e përgjithshme i shkëputur me 39 minuta nga piloti u vendit të dytë Joan Barreda, ndërsa në vendin e tretë gjendet argjentinasi Benavides.

Në kategorinë e makinave ishte Stephane Peterhansel me Peugeot që dominoi etapën e dhjetë duke e fituar atë me 4 orë 43 minuta e 46 sekonda. Piloti i dytë që mbërrriti në Belen ishte afrikanojugori Giniel De Villiers, me Toyota me 8 minuta e 46 sekonda më shumëm, ndërsa i treti u rendit spanjolli Carlos Sainz me Peugeot me 13 minuta e 07 sekonda më shumë se Peterhansel.

Përsa i përket klasifikimit të përgjitshëm, në kategorinë e makinave, ndryshe nga ajo e motorëve, nuk ka ndryshime. Carlos Sainz vazhdon që të qëndrojë në krye me një avantazh prej 50 minuta e 35 sekondash ndaj Peterhansel, që i rrëmbeu vendin e dytë al Attiyah, duke përfituar edhe nga problemet e këtij të fundit. Piloti nga Katari zbriti në ventin e tretë me 1 orë e 12 minuta më shumë se Sainz.

Top Channel