Neymar arriti të shënojë plot 4 gola në fitoren e thellë 8-0 të PSG-së ndaj Dijonit.

Skuadra e Unay Emery nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren dhe shënoi nga 4 gola në çdo pjesë, ndërsa e çoi në 11 distancën nga ndjekësi më i afërt, që është Lyoni.

Di Maria hapi serinë e golave, duke shënuar 2 të parët, ndërsa Cavani dhe Neymar çuan skuadrën të qetë drejt dhomave të zhveshjes.

Në pjesën e dytë braziliani ishte thjesht i papërmbajtshëm, duke shënuar edhe 3 herë të tjera dhe asistuar për Mbappenë.

Në fund të takimit, me 4 gola dhe 2 asiste, braziliani mori topin në shtëpi, si një rregull në futboll për çdo futbollist që shënon 3 gola e lart në ndeshje.

Top Channel