Dy punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës janë proceduar penalisht për rastin e pallatit që rrezikon të shembet në këtë qyteti.

Të proceduarit janë shtetasit Aleksandër Pesha, me detyrë inxhinier në zyrën e zhvillimit dhe Vullnet Tola, drejtues i policisë ndërtimore në këtë Bashki. Ndaj të dy këtyre punonjësve të Bashkisë së Gjirokastrës rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Prokuroria e Gjirokastrës, në procedimin e nisur thotë se këta dy shtetas nuk morën masa për të parandaluar rrëshkitjen.

Studimi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për pallatin që rrezikon shembjen nga rrëshkitja e tokës, thekson trajtimin e hershëm të prezencës së fenomenit të rrëshqitjes dhe rrezikut që paraqet për këto zona.

Në këtë studim pohohet se përpilimi i një raporti mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të rrëshqitjes së ndodhur në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër daton që në vitin 2001, ndërsa në prill të 2011 është hartuar një tjetër raport që paraqet rrezikshmërinë e banesave të ndodhura në lagjen “Cfakë”.

Por me sa duket të gjitha këto studime e raporte nuk janë marrë parasysh, ndërsa situata është rënduar duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve që tashmë ndodhen në situatën e delegimit të përgjegjësive, ndërsa autoritetet nuk po marrin parasysh shkallën e rrezikshmërisë së jetës së këtyre banorëve.

Ekzistojnë 7 studime nga autorë të ndryshëm që theksojnë se kodra e lagjes “Punëtore” në të gjithë gjatësinë e saj prej 300 metrash është e rrezikuar nga rrëshqitjet. Në të kaluarën janë regjistruar 5 rrëshqitje të rëndësishme në këtë zonë, që gjeologët kanë këshilluar të merren në konsideratë.

Top Channel