Mourinho te Manchester United deri në 2021

17/01/2018 13:13

Pak ditë më parë mediat britanike e shihnin me një këmbë jashtë, me destinacion të mundshëm Parisin, por tani duket se portugezi është i gatshëm për një angazhim më të madh për të rikthyer Manchester United në majën e futbollit.

Jose Mourinho është gati të firmosë zgjatjen e kontratës me Manchester United që do ta mbajë të lidhur në Old Trafford deri në verën e vitin 2021 dhe me një opcion për 12 muaj të tjerë. Sipas Telegraph, janë mbyllur të gjitha detajet e kontratës dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj. Me shumë gjasa firma në kontratë mund të vijë në të njejtën kohë me atë të kilianit Sanchez.

Mourinho ishte në qendër të një morie kritikash javësh e shkuar dhe Dailymail deklaroi se largimi i tij mund të ndodhë përpara mbylljes së sezonit, duke sjellë si fakt edhe qëndrimin e tij në hotel, prej më shumë se një viti.

Top Channel