Moderatori bëhet pjesë e incidentit në transmetim LIVE

17/01/2018 14:59

Moderatori i njohur i modës, Mark Heyes, mbrëmjen e djeshme ka përjetuar një nga momentet më të sikletshme të jetës së tij

Gjatë transmetimit të emisionit LIVE, krah moderatores Lorraine Kelly, Mark është pjesë e një incidenti mjaft të sikletshëm.

Moderatorit i janë grisur pantallonat, dhe sikur të mos mjaftonte gjithcka është transmetuar në ekran. Por ka qenë kolegia e tij e cila një moment kaq të sikletshëm e ka kaluar me batuta, e së bashku më pas nisën të qeshin me incidentin.

Top Channel