Amber Rose është një ndër modelet më të bukura dhe seksi në botë, e cila gjithnjë është dalluar për format perfekte fizike.

Megjithatë ka diçka që e shqetëson modelen në trupin e saj. Janë pikërisht përmasat e gjoksit, të cilat ashtu siç është shprehur Amber e rëndojnë së tepërmi dhe nuk e lejojnë të veshë bluzat që ajo do.

Për të gjitha këto arsye Amber ka vendosur ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e gjoksit. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë modelja në rrjetin social Instagram.

Duket se gjoksi i saj i madh ka qenë shqetësim për modelen prej kohësh, pasi në korrik të 2017 ajo ka deklaruar se do I nënshtrohej ndërhyrjes, por vetëm në ditët e para të këtij viti e ka marrë seriozisht.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel