Kur të bërtet gruaja (Foto)

17/01/2018 11:45

Mund të jetë Mbreti i Xhunglës, por në “shtëpinë” e luanit bosi është gruaja, siç duket nga fotot.

Luanesha shihet e tërbuar duke iu hakërryer luanit, i cili fsheh me putra kokën e ulur.

Pamjet janë marrë në Tanzani nga fotografi George Hart, gjatë safarit të tij të parë afrikan.

“Dukej qartë që po grindeshin me njëri-tjetrin. Sapo ishin çiftëzuar kur vendosa të bëja fotot. Ai po bënte trimin dhe shkrepa disa foto, kur luanesha iu përgjigj dhe e bëri që të ulte kokën”, tha fotografi 58-vjeçar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel