Inter, tjetër ofertë për Rafinha: 35 mln euro Barçës në qershor

17/01/2018 15:33

Një tjetër përpjekje nga ana e Interit, sërish për të njëjtin objektiv: Rafinha.

Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio ka bërë përpjekjen e radhës me një ofertë konkrete, me shpresën për ta mbyllur që sot çështjen e lojtarit katalanas.

Interi i ka ofruar Barcelonës 35 milionë euro, pa bonuse, për të blerë lojtarin pas formulës së huazimit për këtë. Kjo do të thotë se Rafinha do të bashkohej me Interin deri në fund të sezonit si huazim, e më pas zikaltrit do të vendosnin në qershor nëse do ta blinin përfundimisht, bazuar mbi rendimentin e lojtarit në ekipin nga Milano.

Takimi mes Ausilios dhe përfaqësuesve katalanas ka përfunduar, tashmë “topi” është në fushën e Barcelonës për të dhënë një përgjigje.

Top Channel