Handa: Skriniar është torra, Perisiç një kalë rrace

17/01/2018 23:53

Samir Handanoviç luan prej 6 vitesh te Interi dhe është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës zikaltër. Portieri slloven është bërë shpesh protagonist i pritjeve të mrekullueshme, që kanë shpëtuar skuadrën nga goli.

Në një intervistë për Inter Channel, Handanoviç ka rrëfyer se Interi i këtij sezoni është një grup i vërtetë, mjaft i harmonizuar dhe meritat për këtë ia atribuon trajnerit Spalletti.

“Këtë vit jemi një grup i vërtetë, jemi shumë të bashkuar dhe meritë për këtë ka trajneri Spalletti. Ai po bën një punë të mrekullueshme dhe duam me patjetër të arrijmë zonën Champions këtë sezon”, u shpreh Handanoviç.

Portieri slloven tregoi se është shumë i pasionuar pas lojës së shahut, ndërsa bëri edhe një krahasim të futbollistëve zikaltër, me gurët e lojës së tij të preferuar.

“Fili në skuadrën tonë është Santon, Torra është Skriniar, Mbretëresha është Borja Vallero, ndërsa Kali është Perisiç, një kalë i vërtetë race”, u shpreh me humor Handanoviç.

Top Channel