Në prag të Krishtlindjes së vitit që lamë pas, Sara Hoxha në “Shiko kush LUAN” deklaroi se viti 2018-ë, do të ishte edhe viti që ajo së bashku me Ledion Liçon do të kurorëzonin marrëdhënien tyre në martesë, por pa caktuar ende një datë.

Por mbrëmjen e së mërkurës ka qenë Ledioni, ai që në “Top Show Magazine” ka dhënë një tjetër detaj për këtë ceremoni të shumëpritur, jo vetëm nga çifti.

Teksa ka qenë duke folur për të ndjerën Dolores O’Riordan, të cilën ai e ka intervistuar 11 vite më parë në Top Select, Ledioni u shpreh se dëshiron që ta kërcejë në dasmën e tij këngën “Linger”.

“Unë e kisha dëgjuar për herë të parë në moshën Dolores O’Riordan kur kam qenë 6 vjeç. Kënga që unë dua që të kërcej edhe në dasmën time është “Linger” është një prej këngëve më të bukura të muzikës jo vetëm të atij grupi”, tha Ledioni.

Top Channel