Zjarrfikësi hero, kap në fluturim fëmijën

16/01/2018 09:36

Një zjarrfikës në Xhorxhia ka treguar se ka instinkte me të vërtetë të mira pasi kapi lehtësisht një fëmijë që u hodh nga një ndërtesë që ishte përfshirë nga flakët.

Fëmija u hodh drejt e në krahët e heroit gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar banorët e bllokuar në apartamentet që po digjeshin.

Momenti u fiksua në kamera dhe u publikua nga departamenti i zjarrfikësve të Decatur në Xhorxhia. Të paktën 12 persona, katër të rritur dhe tetë fëmijë, u htruan në spital me lëndime të pësuara në ferrin e shkaktuar nga flakët por asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ishte në rrezik për jetën.

Pjesa më e madhe u trajtuan për asfiksim të lehtë nga tymi.

Top Channel