Policia e Tiranës ka vënë në pranga punonjësin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, F. F, 48 vjeç lidhur me grabitjen një ditë më parë në bankën e nivelit të dytë, në brendësi të godinës së Hipotekës.

Sipas burimeve zyrtare F. F, 48 vjeç nga Kashari është arrestuar, ndërsa procedim penal në gjendje të lirë ka nisur për 61-vjeçarin R.K., operator i qendrës së kontrollit të kësaj SHPSF-je.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, rreth orës 14.05 brenda godinës së ZVRPP-së, ku një person me kapuç vodhi nën kërcënimin e armësh një sasi lekësh në këtë bankë, në sallën e shërbimit e cila ishte në ruajtje të 48-vjeçarit F.F.

Top Channel