Tenis, Djokovic rikthehet bindshëm

16/01/2018 08:47

Kishte më shumë se 6 muaj pa luajtur një ndeshje zyrtare tenisi, që kur humbi në çerekfinalet e Wimbledon ndaj Thomas Berdych, në 12 korrik, por Djokovic nuk e pati problem rikthimin.

Tenisti serb nuk zhgënjeu në ndeshjen e raundit të parë të Australian Open, duke mundur amerikanin Donald Young me rezultatin 6-1, 6-2 dhe 6-4.

“Luajta një tenis perfekt. Më dukej sikur nuk isha shkëputur kurrë dhe u kënaqa shumë”, tha Djokovic pas ndeshjes.

Top Channel