Shembet ura 450 metra e gjatë, 10 të vdekur e shumë të plagosur

16/01/2018 17:27

Një urë në ndërtim në Kolumbi është shembur duke i marrë jetën të paktën 10 punëtorëve të ndërtimit dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Ura në Chirajara ishte pjesë e një autostrade që do të lidhte kryeqytetin Bogota me qytetin Villavicencio. Pamjet nga vendngjarja tregonin një pjesë të madhe të urës 450 metra të gjatë të shembur.

Ministri i transportit foli për një tragjedi dhe tha se shkaqet e shembjes janë nën hetim. Ura pritej të përfundonte në qershor.

Një nga punëtorët e lënduar tregon se shembja ndodhi papritur dhe ata nuk kishin pasur kohë të largoheshin.

Të gjithë bërtisnin – tha ai për të përditshmen “El Tiempo”. Drejtuesit e kompanisë së ndërtimit thanë se fatmirësisht pak punëtorë ndodheshin në urë në momentin e shembjes së saj, pasi stafi ndodhej në një mbledhje.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel