Partia Demokratike thotë se vettingu në Polici, i nisur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është thjeshtë propagandë.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani iu referua rastit të denoncuar në Fiks Fare, ku një oficer policie ishte i përfshirë në trafikun e kokainës.

Fiks Fare zbuloi mbrëmë me zë e figurë sesi një oficer i lartë në Policinë e Shtetit, Julian Balliu është pjesë e krimit të organizuar që trafikon kokainë. S’është i vetmi. Sipas raportit zyrtar të shërbimit sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit dhe ende nuk është bërë publike asnjë masë e marrë kundër tyre. Urdhri i Xhafajt për pezullimin e oficerit është veçse një masë propagandistike, sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur. Pezullimi është propagandë, njësoj si vettingu që thotë se do të bëjë vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar për trafik kokaine”, deklaroi Ristani.

Top Channel