Padia ndaj Arta Markut, Gjykata i refuzon prokurores Gashi sigurimin e padisë

16/01/2018 19:36

Rovena Gashi, ish-drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, aktualisht prokurore në sektorin e dekriminalizimit, e humbi seancën e parë gjyqësore ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku.

Në këtë seancë Gashi kërkoi sigurim padie në lidhje me urdhërin e Markut që e shkarkoi nga detyra e drejtoreshës.

Edhe paditësja edhe e paditura u përfaqësuan në Gjykatën Administrative nga avokatët e tyre.

Ndërkohë që pritet çelja e procesit në themel, avokati i Rovena Gashit, Çlirim Gjata, deklaroi se do ta apelojë çështjen në Gjykaten e Apelit administrativ.

Top Channel