Që prej vitit 2008 kur mbetjet e Orikumit deti i riktheu në breg, pak është bërë për ta ndryshuar situatën. Qyteti i vogël turistik buzë Jonit vazhdon të depozitojë pa kriter mbetjet që shtohen sidomos në verë kur popullsia trefishohet prej pushuesve.

Mbetjet vazhdojnë të grumbullohen në periferi të qytetit në buzë të lumit të Dukatit. Prej vitesh është kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura largimi i këtij vend grumbullimi, i cili është në afërsi të zonave urbane, si dhe të disa pikave arkeologjike dhe turistike.

Por deri më tani nuk është bërë asgjë , dhe këto mbetje depozitohen po në të njëjtin vend, dhe sa herë ka reshje shiu me rrjedhën e lumit të Dukatit përfundojnë në det. Bomba ekologjike me 7 mijë tonë mbetje në vit kanos brigjet e Orikumit dhe plazhet e Radhimes, dhe jo ndërhyrja e njeriut, por vetëm rastesia ka bërë që pamje si ato të vitit 2008 të mos përsëriten.

Top Channel