Jahmir Hyka surprizon talentet e reja të Tiranës

16/01/2018 10:01

Jahmir Hyka, një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kryeqytetas, gjendet këto ditë në Tiranë, ku është takuar edhe me të vegjlit e apasionuar pas futbollit.

Ndryshe nga vitet e para të karrierës së tij ku stërvitej në fushat me baltë, dhjetra të rinj përgatiten në fushat multisportive të Parkut të Liqenit të cilat kanë të gjithë parametrat sikurse ekipet zinxhir të moshave në qytetet evropiane.

Të konceptuara si një hapësirë sportive dhe rekreative, fushat me bar përdoren për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme si aerobi, crossfit, joga, kampionate futbolli, regbi dhe mbi të gjitha për ndeshje futbolli për këdo që organizohet në skuadra dhe ka dëshirë të zgjedhë parkun e liqenit.

Si promotore e jetesës së gjelbër dhe aktive Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë menaxhon dhe mirëmban këtë ambient, jo vetëm për të rriturit, por edhe për argëtimin e fëmijëve, të cilët mund të luajnë të lirë çdo pasdite.

Top Channel