“I, Tonya”, premierë në “Imperial”

16/01/2018 14:58

Impresionues është epiteti me të cilin kritika botërore përshkruan filmin më të ri të aktores Margot Robbie, australianes që mishëron në mënyrë të shkëlqyer rolin e kampiones së patinazhit Tonya Harding, në filmin “I, Tonya”.

Një biografi e mprehtë e figurës aq popullore të vitit 1991, skiatores Tonya Harding, garuese dy herë në lojërat olipmike, e cila pavarësisht se që në moshën 4-vjeçare ia dedikoi jetën patinazhit nuk mundi të fitojë asnjëherë titullin kampione.

Biografia në kufijtë e komedisë së zezë tregon se në Amerike, nëse nuk fiton dot zemrat e amerikanëve, është e pamundur të luftosh me urrejtjen e tyre, pavarësisht talentit.

Tonya Harding ishte e para femër patinatore, e cila mundi të performojë figurën më të vështirë në sportin e akullit, “Triple Axel”, të cilin ajo e realizonte në mënyrë perfekte.

Problemet me bashkëshortin dhe skandalet e njëpasnjëshme janë ato me të cilat ajo përballet në luftën e vazhdueshme për titullin kampione.

E martuar me një njeri posesiv e me probleme psikiologjike, Tonya përfshihet në skandalin më të padëgjuar në historinë e botës së sportit, që i jep asaj goditjen finale në kulmin e karrierës.

‘I, Tonya” do të shfaqet premierë për publikun shqiptar mbrëmjen e së enjtes në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”.

Top Channel