Fishekzjarret shkrumbojnë pallatin 6-katësh – VIDEO

16/01/2018 20:47

Një pallat 6 katësh është shkrumbuar totalisht nga flakët që nisën nga një dyqan fishekzjarresh në ndërtesë.

Pamjet e ofruara nga shpërthimi i fishekzjarreve të kujtojnë orën 00:00 të ndërrimit të viteve.

Por fatkeqësisht ky nuk është rasti, një pallat 6-katësh është shkatërruar totalisht nga flakët ende pa mbërritur zjarrfikësja.

Baruti në fishekzjarre ka ndihmuar në shpërndarjen e shpejt të flakëve, por fatmirësisht banorët arritën të dilnin në kohë duke shpëtuar jetën e tyre, por asgjë nga të mirat materiale që kishin në banesa.

Top Channel